Kompani që prodhon produkte pastrimi dhe higjiene.
Si brendi i parë me të cilin filluam bashkëpunimin në vitin 1999.
Ky partneritet shënoi një etapë të rëndësishme në zhvillimin tonë dhe është një histori suksesi që është ndërtuar ndër vite.
E themeluar në vitin 1894, Saponia ka një traditë të gjatë në prodhimin e produkteve për higjienë dhe pastrim.
Portofoli i saj përfshin produkte për kujdesin personal, higjienën orale, pastrimin e shtëpisë dhe kuzhinës, si dhe përdorimin profesional dhe institucional.